Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritPano Boli-MOS VALLË?

Pano Boli-MOS VALLË?

Vrapoj pas diellit,por ai kapërceu detin
E përshëndes me dorë,paçka se jam larg
Më buzëqesh e kaltërsinë puth në buzë
Që skuqet nga turpi e bëhet e kuqe flakë

Një puthje…si vetetiu keshtu me flakërim?
Rend pas diellit ta pyes me përgjerim

Nuk e arrita diellin të rrinim ca bashkë
Natën do ta gdhij ta pres deri në mëngjes
Ta pyes:Pse u skuq kaltërsia nga puthja
Mos është shkrepsja e dashurisë që zjarr ndez?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT