Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritMOS E HARRO.POEZI NGA PETRO L.SOTTA

MOS E HARRO.POEZI NGA PETRO L.SOTTA

Qielli nga retë, duket si i nxirë,

Në trotuar, disa pika shiu bien,

Mbrëmja, si një zonjë rri shtrirë,

Dhe qyteti, nga dritat shkëlqen.

Por kjo kohë, s’po kuptohet dot,

Se tek unë trishtimin e ka rritur,

Mbi faqe m’ka rënë një pikë lot,

E pika e lotit, në buzë ka zbritur,

Nga dritarja qytetin e vështroj,

Dhe më duket normal gjithçka,

Por unë ty, më shpesh të kujtoj,

Dhe prandaj loti në buzë më ra.

Por trishtimin se kam unë vetëm,

Dhe qyteti i trishtuar është në shi,

Një kohë të gjatë të dy mbetëm,

Pa u takuar nga kjo pandemi.

Dhoma më duket si shkretëtirë,

Ndërsa mobiljet lëvizin përqark,

Graviteti mungon si mbi hapësirë,

Kur ti gjithmonë, je shumë larg.

S’mundem që të harroj gjithçka,

As kujtimin tënd nuk mundem jo,

Pika e lotit mbeti, në buzë kur ra,

Dhe po më thotë: -mos e harro.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT