BallinaVitrina e libritHyqmet B Hasko-VJESHTA NË PYLLIN E JETËS

Hyqmet B Hasko-VJESHTA NË PYLLIN E JETËS

Të gjitha ngjyrat mpleksen,
E verdha dominon bindshëm,
Për jetën tonë sinjal i prekshëm,
Vjeshta, stina që vjen natyrshëm.

Gjethet e pemëve po këputen,
Ditët një nga një po largohen,
Muskujt e trupit tonë po zbuten,
Kockat nga dhimbja ankohen.

Ne pyllin e jetës, nën këmbët tona,
Gjethet e moshës së pleqërisë kërcasin,
Vitet rinore të mbetura si ikona,
Për kohërat nostalgjike brohorasin.

Era nuk fle asgjëkundi, s’pushon
Zoti që e krijon nga ajo kërkon,
Të largojë atë që është në kalbëzim,
Jeta duhet të jetë pëherë në rigjenerim.

Unë poeti stinën e vjeshtës e pres të vij
Si çdo stinë tjetër të jetës sonë,
Me ngjyrën e saj të verdhë apo gri,
Në qiellin e ëndrrës të vizatoj një ikonë…

Në pyllin e jetës ajo është vibruese
Pa vjeshtën jeta s’do të kishte kuptim;
Vitet e pleqerise si gjethet do t’i këpusë,
Do ti beje vargje per nje jete pa mbarim…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT