Tuesday, December 23, 2025
BallinaUncategorizedLuan Sheshi -E FTOVA ERRËSIRËN

Luan Sheshi -E FTOVA ERRËSIRËN

E ftova errësirën,
mes reshë murgesha,
e kyça…keq dëshirën,
në heshtje buzëqesha..
.
I ftohtë buzagazi,
memece..qenë fjalët,
mbi dallgë çik marazi,
tronditur shkuan valët…

Dhe valët çuçuritën,
ndër këmbë mu qasën,
lart gjuhët…kot ngritën,
bregë-ikje u përplasën..
.
E ftova errësirën,
ul bregut mes vetmie,
e kyça…keq dëshirën,
zhyt muzgut…pritja bie…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT