U lind në vitin 1959, në Çorrrogjaf, Berat. Arsimin, fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa arsimin 8-vjeçare e përfundoi në Prrenjas. Arsimin e mesëm në degën agronomi, Tiranë, në vitin 1977. Më pas ka përfunduar dhe shkollën e mesme mekanike në Tiranë, në vitin 1986. Të dyja shkollat e mesme i ka përfunduar me rezultate shumë të larta, por për arsye biografie nuk i’u dha e drejta për të vijuar arsimin e lartë. Ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në degën agrobiznes. Ndërkohë ka qenë fitues i olimpiadën së matematikës për dy vjet rresht në qytetin e Tiranës.
Vlerësime: “Për punë të mirë shtetërore dhe shoqërore”, 1986 dhe në 1989 me “Medaljen e punës”, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Poezinë e parë , me titull: “Nënë, më linde, pse s’më rrite?”, kushtuar nënës së tij të ndjerë e ka shkruar në nëntor të vitit 1979.
Nga 1977-1979, ka kryer stazhin si agronom në Berat. Në vitet 1982-1993, fillon punë si mekanik në Kombinatin e Autotraktorëve, si përgjegjës reparti mekanik. Në 2002-2011, në Br.Xhenjos, si ekonomist.
Ka botuar vëllimi i parë me poezi “Krenar për origjinën” dhe ka në proçes botimi librin me tregime “Loti i pafajsisë”, si dhe vëllimi i dytë me poezi “Mos e lëndoni jetimin!”
Hajriu është fitues i disa çmimeve letrare. Poezitë e tij tashmë janë pjesë e disa faqeve letrare dhe e gazetave online, me një shikueshmëri të lartë; Njëkohësisht poezit e tij janë pjesë e revistës, Saturno Magazin. Eshtë pjesë e antologjisë nr 7, e studjuesit Kujtim Hajdari, botuar në Amerikë. Pjesë e antologjisë 8 e botuesit Zekerija Idrizi. Pjesë e revistës Transformisti dhe gazetave Destinacion, Fjala e Lirë dhe Albania Post. Pjes e revistës “Mirdita”, botim i Akademisë Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” E cila i ka akorduar medaljen ” At Gjergj Fishta “. Njëkohësisht tre poezi për fëmijë janë përfshirë në Antologjinë për fëmijë, botim i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Novara, Itali, me titull. “Lulëkuqet e globit”.
