Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritIsuf Sokoli-KUR DUHEN

Isuf Sokoli-KUR DUHEN

Siç duhen toka me qiellin,
Që kanë lidhje të pandarë,
Siç duhen hëna me diellin,
Duhen e vihen në garë.

Siç duhen mali me fushen,
Siç duhen kodra me bregun,
Siç duhen qafa me gushën,
Puthjeve ua hapin shtegun.

Siç duhet deti me malin,
Siç rënd valë e shkumbëzuar,
Ashtu duhen vajza me djalin,
Përherë të dashuruar.

Siç duhen dallgët e larta,
Që çajnë e paraprinë,
Mbartin dashuritë e zjarrta,
Dhe sjellin në breg lumturinë.

Siç duhen mali me pyjet,
Siç duhen majat me retë,
Siç duhen deti me yjet,
Zgjohet dashuri e vërtetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT