Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritShkelqim Ziraj -UNË DIMËR, TI PRANVERË

Shkelqim Ziraj -UNË DIMËR, TI PRANVERË

Unë jam si dimri me akull e acar,
Që ecën udhëve të kohës ngjyrë gri,
Ndërsa ti je si i nxehti behar,
Me zjarrin tënd më mbështjellë në gji.

Unë jam si dimri i netëve të ftohta,
Që mblidhem kukul pres diellin të dal,
Ti je si pranvera e flladeve të ngrohta,
Që shkrin acarin e ngrohtësi më fal.

Unë jam si dimri me mjekërr bardhë,
Shpirt zhveshur, në të ftohët dhe erë,
Vjen ti plotë ndjenja e mbushur me mall,
Me ngjyrat e tua më kthen në pranverë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT