Friday, March 14, 2025
BallinaLajmePërfundimisht Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

Përfundimisht Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se ka kaluar propozimi për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Gjermani.


Ajetit në një postim në Facebook ka thënë se, pro këtij propozimi kanë qenë 69 vota.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT