Shpirti im
Ti duajm njerëzit
me zemër,
Si dje edhe sot.
Sikur ditët qe numrojmë,
Javët e muajt shkojnë,
Do të vie minuti
Edhe ky vit shkon.
Kështu është jeta
Kalimthi shkon…
Jeto sa të jetosh
Nji ditë ke me lënë!
Biseda me shpirtin
Uroi të kemi shëndet,
Për çdo punë që bëjmë
Secili jep llogari vetë.
E falënderoi Zotin
Krijuesin e gjithësis,
Sa bukur ka lënë vdekjen
Njejtë për te gjithë.
