Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritShyrete Demaj-Erë malli.

Shyrete Demaj-Erë malli.

Fryn erë e mallit seç të sjell tek mua
flatruar fustanin me flokët lëshuar
skuqin perëndimet me nur turpëruar
dehur gjoksit tënd aromë mollë e ftua.

Me faqet e kuqe shegëzë e pjekur
e buzësh të njoma lëngëzuar qershi
ti lule e bukur me petale çelur
shkrep dritë agimet me të bukurit sy.

T’holluar ke shtatin bukuri ke herdhur
me mjaltë mbëlsuar tingëllon zëri yt
kam frikë vështrimin kur hedh e më sheh
se ndizet rrufe e vjen e më mbyt…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT