Ç’mbeti nga ne të dy, asgjë !
Një grusht fjalësh, të pavlera
Copëza kujtimesh, ca puthje në të…
Gjethe të thara, rrëzuar nga era !
Ç’mbeti nga dashuria, më thuaj
Buzëqeshje, një përqafim i harruar
Takim i dy njerëzve, tashmë të huaj…
Valixheve, mbyllën kohën e shkuar !
S’të ndaloj të shkosh, është e kotë
Për të dy rruga sot, është e hapur
Kokën penduar ktheve…derdhe lotë
Akoma qëndronim dashurisë kapur !
