Wednesday, January 21, 2026
BallinaUncategorizedMimoza Lazaj-Kur jemi pranë…

Mimoza Lazaj-Kur jemi pranë…

Sa herë jemi pranë,
ndiej se po më gudulis,
më ngacmon ndjenjën time,
më afron në përqafime.

Ngadalë afrohem lehtë,
të të puth buzën e ëmbël,
po strukem poshtë mjekrës tënde,
që po sodit me ëndje.

I ul sytë e turpëruar,
se ti pas vetes më ke shtrënguar,
mundohem të bëj pas,
po jam zënë si në çark.

Ngado të dridhem të largohem,
më mban përqafimi yt fort,
pas teje shtrëngohem…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT