Ka rënë borë në shpirtin tim
e mallet janë të mbrojtur.
Janari erdhi plot gjëmime
shkurti është i dreqosur!
Por para syve të tu të brishtë
u mblodha në një ëndërr.
Të më zbërthesh duhet të dish
të flasësh edhe me ëngjëj.
Ka rënë borë, gjithçka ka ngirë
loti ka ngrirë në sy.
Ndizëm një zjarr në trurin tim
të djegim çfarë ka aty.
