Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Më mbush një tjetër, kamarier

Korça Bibjana-Më mbush një tjetër, kamarier

Më mbush një tjetër, mos e kurse,
koktej dhimbjesh në gotë kristali,
dua të pi pikëllimet që zemra mban,
t’i mpij ndjesitë me shije të hidhur malli

Sonte s’jam këtu për këngë as valle,
por për të heshtur britmat e shpirtit tim,
kur mendja bëhet shtrat për plagët,
e zemra peshon si gur në thellësi

Më sill një tjetër, s’jam më unë,
jam hije pa trup, një fjalë pa zë,
jo, s’jam e çmendur, thjesht dua të humbas,
t’i fshihem brengave që më ndjekin nga pas

Dua të tretem, në pije të tret vetveten,
një shpirt i trazuar, një zemër e rënduar,
më mbush një tjetër, më bëj ta harroj,
atë që brenda më bren, atë të pa shëruar.

Mos më mishëro sonte, kamarier!
Le të humbas në këtë kupë boshësie,
më bëj të humbas në një botë pa fund,
aty ku dhimbja nuk ka as një pikë fuqie

Më mbush një tjetër, s’dua më arsyetim,
dua të mbyll një kapitull që s’desha të shkruaj,
me pijen të fortë, të pi të pamundurën,
e ta lë natën të më marrë me brengat dhe mua

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT