Wednesday, February 4, 2026
BallinaSportFermin Lopezi rinovon kontratën me Barcelonën

Fermin Lopezi rinovon kontratën me Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka rinovuar kontratën me klubin, duke  nënshkruar deri në vitin 2031.

Mesfushori ofensiv 22-vjeçar ka qenë në formë shumë të mirë për “Blaugranat” javët e fundit, duke kontribuuar vazhdimisht me gola dhe asistime vendimtar në fazën sulmuese.

Duke parë paraqitjet e tij dhe rolin që ka fituar brenda skuadrës, klubi katalanas ka ndjerë nevojën t’i përmirësojë pagën dhe t’i ofrojë një kontratë të re.

Marrëveshja është arritur: Fermini pritet të përfitojë një rritje page prej 50%, ndërsa klauzola e lirimit do të dyfishohet nga 500 milionë euro në 1 miliard euro.

Deri tani këtë sezon, produkti i La Masias ka regjistruar 10 gola dhe 11 asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat, duke u shndërruar në një nga kontribuesit kryesorë në skuadrën e Hansi Flick./Klan kosova.tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT