Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritBruna Gjoni Pervathi-Kaq shumë dimën

Bruna Gjoni Pervathi-Kaq shumë dimën

Kaq shumë dimën m’ka hy n’trup..
Mbi Dri shoh lot malesh q’ecin rrshqan
Lutem n’shejt.. e mes lutjesh hup
Si rruzare e këputun m’lëshohen ditët kadalë – kadalë

Dy dimna larg jena me sho-shoqin
E dreqi se mer vesh kur ka me na shkri bora
Rrehem kur m’rren gjumi.. e ta ndij lotin
Mbi mkatin tem ,shoh si shuhet ora

Kaq shume dimën na ka ra n’shtrat
Akujt na i ka ngri trupat krejt
Dy dimna larg jena me sho- shoqin
Nuk di ..
a jena me mire me kane gjalle ,a me dek?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT