Thursday, February 26, 2026
BallinaVitrina e libritAziz I. AHMETI-GJUHA JONË

Aziz I. AHMETI-GJUHA JONË

GJUHA JONË
“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij.” – Eqrem Çabej

Gjuha jonë e bukur
Më thuaj si je?
Në ç’gjendje je sot
Dhe si ishe dje?

Kushtu siç je sot
Kurrë më keq s’ke qenë
Më vjen keq për Ty
Me shumë arsye ta them.

Fjalët shqipe sot
Shqip nuk po tingëllojnë
Gjuhëve të huaja
Shumë po u gjasojnë

Gjuha jonë e bukur
Shpëtim a do të ketë !?
Askush s’e qan kokën
Ç’e gjeti kështu? Ah medet!

Eh, gjuha jonë e para
Më e mira në botë
Nuk po ndihet mirë
Fort keq është sot!

Fjalët e huaja
Cila gjuhë do t’i durojë?
Për barbarizma
Shqipja s’ka nevojë.

Nuk zbukurohet gjuha
Me fjalë të gjuhëve të tjera
Ka ndryshuar për keq
Gjuha jonë e mjera!

Mirë që s’ka gjuhë
Gjuha jonë e mirë
Para saj për të dalë
S’do të kishim fytyrë.

Me fjalë të huaja në gjuhë
Nuk duhet të bëjmë gara
Me një gjuhë të tillë
Nuk shkohet përpara.

Gjuha është një
Dhe e tillë duhet të jetë
Kush mendon ndryshe
Gabim mund ta ketë.

Thënia e Naim Frashërit
Ndër ne le të zë vend
“Fjala e huaj në gjuhë
Është si dhia ndër dhen.”

Për ta lënduar gjuhën
Mos të na bëhet ves
Gjuha do të rrojë
Kurrë s’do të vdes!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT