Sunday, March 1, 2026
BallinaVitrina e libritMarigona Kelmendi-Përpëlitje

Marigona Kelmendi-Përpëlitje

Ç’t’i thuash mendimit
Përpëlitur lindje-perëndim
E fjalës në pikun e ditës
Në thagmën e natës
Duke u shkrirë në uratë
Përpëlitet dhe zemra
Babë më flisje për mallin
Sa herë të mungonte diçka
E unë isha plot me ty
Sa bosh ndjehem tani
Pa mallin tënd fjalët uratë
Përpëlitem në kërkim
Të një mungese që je Ti
E fjalët më lexohen në sy
Tani Ti më vështron
Lartësive të Universit
Krejt qiell je Ti Babë
Dritë e Diell e Uratë
Nuk pushoj jo Babë
Së menduari për Ty
Por ka një ngushëllim
Përpëlitem mendimeve
Mirë jam me to Ti e di mirë
Më mbajnë Drita Dielli Urata
Që je Ti
Babë
O Babë

Golumja jote

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT