Friday, March 6, 2026
BallinaVitrina e libritSanie Rrokaj-PËRTEJ IMAGjINATËS

Sanie Rrokaj-PËRTEJ IMAGjINATËS

Pse ndodh kështu
pse nuk ndodh ndryshe
pse ç’do ditë
kërko -kërko dhe pritë
Ikën një ditë
dhe vjen një tjetër
trokit kërko
kërko në pritje.

Pafundësi e qiellit
bëhet strehë e qetësisë
nëpër udhën e Paqes
së artë në ylbere
në secilën ngjyrë çfaqet
Mrekulli
në ç’do dimension
madhësia e jetës .

Agimet e bukura
ç”faqin mrekulli .
po ne prapë kërkojmë
edhe në ngjyrat e luleve
pse ka çelur e kuqe
pse ska çelur gri
tokit kërko edhe
edhe në zgjim
se dita vjen
të sjell dritësi .

Flasim heshtim
qetësisht tregojmë
asgjë të thëna
pa thënë mos të mbeten
kalojmë lumenj
kalojmë dhe dete
pastaj rrëfejmë
për kohën e ikur
duam të prekim diellin
të udhëtojmë në Planete .

Jemi secili
kapiten në anije
pastaj diellin kërkojmë
të mbledhur fije -fije
nata vërtitet koha pulson
shpreso kërko
kërko dhe në hije .

Kërkojmë kaltërsinë
ta marrim me vete
valët e gjolit ti bëjmë gjerdan
tej kohës kërkojmë
detet të flasin
dhe zogun me flatra
ta bëjmë luan.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT