Friday, November 22, 2024
BallinaLajmeShpallet i pafajshem pasi qendroi 43 vite ne burg .

Shpallet i pafajshem pasi qendroi 43 vite ne burg .

Një afrikano-amerikan afër të gjashtëdhjetave u shpall i pafajshëm dhe u lirua sot me një vendim gjykate në Misuri, pasi kaloi 43 vjet burg për shkak të një gabimi gjyqësor.

Në vitin 1979, Kevin Strickland (62), është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë që ai e mohoi.

“Asnjë provë materiale nuk e lidhte atë me krimin dhe ai u dënua vetëm në bazë të dëshmisë” së një dëshmitareje të mbijetuar e cila më vonë tërhoqi dëshminë e saj, vuri në dukje gjykatësi James Welsh në vendim.

Përpos kësaj, dy nga katër autorët e sulmit të përgjakshëm konfirmuan se ai ishte i pafajshëm, theksoi gjyqtari.

“Besimi në gjykatë në rastin e dënimit të Strickland është minuar plotësisht,” tha ai, duke urdhëruar “lirimin e menjëhershëm të të burgosurit”.

Prokurori i Përgjithshëm i Qarkut Jackson, i cili kërkoi që vendimi të anulohej, e mirëpriti vendimin.

“Ky njeri që vuajti aq shumë nga një dështim i pafat i drejtësisë, më në fund ka marrë korrigjim ligjor”, tha Jean Peters Baker.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT