Saturday, March 7, 2026
BallinaUncategorizedLuan Sheshi-NË TJETRËN ËNDËRR MË PRITË...

Luan Sheshi-NË TJETRËN ËNDËRR MË PRITË…

Në tjetrën ëndërr më pritë,
mëngjesesh…vesë-kollitur,
heshtjes kujtomë çdo ditë,
i terur…mes reshë papritur…

Derdh lotë mungese valim,
që pellgjesh flluskojnë aty,
mbytjes…mërgo emrin tim,
tek flladi të të çikë ndër sy…

Pas perde qëndresë e kotë,
gisht-thyera…mjergull-holla,
peng-fikurat etur nga motë,
mes ikjes të squllurat njolla…

Në tjetrën ëndërr më pritë,
cep xhamit…si në harresë,
heshtjes kujtomë çdo ditë
trishtimit…dërgomë ftesë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT