Monday, March 9, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-JAM GRUA

Gjelina Maçi Keci-JAM GRUA

Qielli e Toka më bekuan në çdo kohë
Me forcë e mirësi porsi një krua…
Që bota e gjallë të vazhdojë.

Jam grua..
Jam kala që rezistoj
I njoh lotët ,por sërish dua
Deri në frymë të fundit unë luftoj..!

Unë jam sythi që shpërthen
Jam akull, jam dhe zjarr..
E dua jetën si do që vjen..
Për të tjerët jetën time fal.

Jam grua që s’ka mbarim…
Jam lulja që çel në gur
Dhe kur fle jam në zgjim
Rrufetë i pres …
bëhem si mur.

Jam Grua..
Jam blerimi që s’njeh kufi
Çdo stinë lulëzon me mua
E mund vdekjen..
…..se lind fëmijë…!!!

Jam grua, jam e brishtë
Me sytë e dhembjes botën..shikoj..
Edhe natën e bëj ditë..
Me dashuri unë shëroj.
Jam Grua..
Jam Dielli që të ngroh..
Jam dhe Hëna që ndriçoj..
Jam ajo që me djallin luaj ..
Engjëll bëhem e shkatërroj.!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT