Jeta të ndryshon papritur muzikën,
Ritmin e valles, të vë në lojë,
Përkohësisht, sa ti mëson hapat,
Butonat e tasjerave, këngën tënde lëshon…
Kujtohesh se je grua dhe se jeta
Ka dalë prej teje, barkut tënd,
Me ninullën e gjakut tënd e ke rritur
Para se ajo të shihte me sy dritën…
Sa çudi që duhej të mbërrinim këtu!
Sa zemra e taka të theyra udhës,
Vallëzim i çmendur me gaz e lot
Derisa zërin e vetves gjen një grua…
