Përballja mes kampionit të Evropës, Spanjadhe kampionit të Amerikës së Jugut dhe botës, Argjentina, në kuadër të Finalissima, mund të zhvillohet në ‘San Siro’ në Milano.
Fillimisht, vendi i planifikuar për këtë ndeshje ishte Katar, ku u zhvillua edhe finalja e 2022 FIFA World Cup Final e fituar nga Argjentina. Megjithatë, tensionet dhe konflikti në Lindjen e Mesme detyruan organizatorët të kërkojnë një alternativë tjetër.
Në ditët e fundit, si opsion kryesor është përmendur edhe “Santiago Bernabeu” në Madrid, por CONMEBOL preferon që ndeshja të zhvillohet në një terren neutral.
Aktualisht, në tryezë mbeten dy opsione kryesore: Milan dhe Lisbon. Kryeqyteti portugez konsiderohet i favorshëm nga ana logjistike, megjithatë prestigji dhe atmosfera e “San Siro”-s mund të peshojnë në vendimin final.
