Thursday, March 19, 2026
BallinaVitrina e libritHamit Taka-NATE NE SHTEPINE E VJETER

Hamit Taka-NATE NE SHTEPINE E VJETER

Lart
Mbi çati
Rrinë yjet
Si prushi në hi…

Çikriku ngre litarin
Litari ngre kovënÇdo gjë prej guri:
Çatia me rasa
Oborri me pllaka
Muret të latuar
Lyer me gëlqere
Prej hëne kulluar.

Në fund të oborrit
Pusi i bardhë
Në krye të pusit
Çikriku i ndryshkur
Rreth çikrikut
Litari i heshtur
Në fund të litarit
Kova e shtypur.
Kova derdh ujin
Mbi gjoksin tim
Të shuaj mallin…

Mbi ngashërimin e errët
Të natës së përgjumur
Ngrihet Ylli i gjallë
i Mëngjesit…të bukur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT