U ktheva gjithe me deshperim
me shpirtin helem e vrer
as loti me s’me ndrit ne sy
nga malli i zjarrit m’u shterr
Te kam kerkuar pa pushim
neper krojet e tua,
po s’eshte miku yte ketu
mu pergjigjen krojet mua.
S’eshte miku yt ketu me tha
i blerti monopat,
Nuk eshte mikja mu pergjegj
debora permbi shpat.
Te huaj zera ne ate cast
i degjoja nga larg
edhe ma meken frymen mua
nuk eshte ai ketu me thane
O sa kujtime pa pushim
me shkojne neper mend
perse, o mik ste gjeta ty
prape ne vendin tend.
