Sunday, March 22, 2026
BallinaSportManchester City fiton finalen e Carabao Cup

Manchester City fiton finalen e Carabao Cup

Manchester City ka triumfuar në finalen e Carabao Cup, duke mposhtur Arsenal me rezultatin 2:0, në një ndeshje të luajtur në “Wembley”.

Heroi i takimit ka qenë sulmuesi i ri Nico O’Reilly, i cili ka shënuar të dy golat në pjesën e dytë. Goli i parë ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë, pas një gabimi të portierit të Arsenal, Kepa Arrizabalaga, i cili nuk ka arritur ta kapë një top të Rayan Cherki.

Katër minuta më vonë, O’Reilly e ka dyfishuar avantazhin pas një goditje me kokë meqë paraprakisht ka pranuar një krosim të Matheus Nunes.

Arsenal e ka provuar të reagojë duke futur Noni Madueke dhe Riccardo Calafiori, por përpjekjet e tyre nuk kanë sjellë ndryshime në rezultat.

Kështu skuadra e Pep Guardiola e ka marrë titulllin e nëntë të Carabao Cup.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT