Sunday, March 22, 2026
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala-TË LODHI FJALA

Kumrie Avdyl Shala-TË LODHI FJALA

Të kanë lodhur sfidat e jetës, fjalët e shkruara,
apo ato fjalë të thëna pa shkrim?
Cilat janë ato fjalë që të kanë rënduar?
Edhe mbi heshtjen ke vënë një gur,
je mbyllur si në vrimën e hardhucës.
Aq shumë të kanë lodhur fjalët e shkruara,
që edhe të vërtetat po i shkel.
Pse hesht?
Fjalës ia vure një mur “urrejtjeje”,
e dashurinë e flake pa shkak.
Përmes rreshtave mallin përçon,
në anën tjetër lufton me vehtën,
duke e tërhequr zvarrë,
pa ia thënë askujt asnjë fjalë të vetme.
Fjalën e shkruar e mbylle në kutinë e Pandorës,
që të mbetet fjalë e pathënë.
Por asnjëherë nuk fshihet e vërteta,
një ditë në sipërfaqe do të dalë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT