Numëroj, ditët, orët e dehur,
Pranverën me padurim e pres,
Pas dimrit ajo më është fshehur,
Si bryma nga dielli, shkrirë në mëngjes.
Vështroj të gjej me sy lulet,
Pranverën nuk di kush e sjell,
Manushaqja,mimoza, lule dele,
I adhuroj, kushdo nga ajo çel.
Një melankoli lehtas më kap,
Shëtitje dola pak e trishtuar,
Eh, lulja lotë gëzimi, sytë mi hap,
Mungesë e saj më kish munduar.
Rrugëve endem, fëmijë takoj,
Me lule mimoze, tufa në duar,
Ajo me të verdhën me sy më ngacmoi,
Në shpirt më vjen aromë e munguar.
Pranverën e dua vetëm me ngjyra,
Me lule mimoza degët mbushi plot,
Shpirtin tim e zgjoi, buzëqesh natyra,
Pranvera sa erdhi, ëndrat qeshën sot!
