BallinaShowbizNga muzika në aktrim- Suksesi i Besa Kilajt, artistja që po thyen...

Nga muzika në aktrim- Suksesi i Besa Kilajt, artistja që po thyen rekorde shikueshmërie në çdo studio televizive

Besa Kilaj është një aktore e mrekullueshme dhe një këngëtare me një zë brilant.

Por, para se t’i hyjë botës së artit, ajo ka dhënë kontributin e saj në një prej inatitucioneve tona, ku për 10 vite ka punuar si Zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Ajo ka luajtur në shumë filma dhe projekte artistike, kryesisht me Produksionin Donjeta, ku ka spikatur me talentin dhe interpretimin e saj të veçantë. Ndër projektet më të njohura ku ajo ka marrë pjesë janë seriali “Dashuri e Humbur” në rolin e Pranverës, role të ndryshme në disa filma të metrazhit të shkurtë “Ngjarje nga Jeta” ku trajtoheshin tema sociale të familjeve shqiptare në ditët e sotme dhe në rolin e Vjollcës në serialin e shumë ndjekur anembanë trojeve shqiptare “Rrugët e Lirisë” përmes të cilit shfaqet realiteti i para luftës në Kosovë, vuajtjet, padrejtësitë, burgosjet, vrasjet e shqiptarëve deri te qëndresa dhe bashkimi i popullit për të mbrojtur tokën e tyre.

Përveç suksesit si aktore, Besa Kilaj është dalluar edhe në muzikë. Zëri i saj i mrekullueshëm dhe interpretimi emocional e kanë bërë shumë të dashur për publikun, duke dëshmuar se talenti i saj shtrihet në më shumë se një fushë artistike.

Së fundmi, ajo ka sjellë një këngë me vlera të mëdha patriotike me titull “Çlirimtari”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku, për mesazhin dhe emocionin që sjellë për të gjithë çlirimtarët e vendit që sot fatkeqësisht nuk jetojnë në Kosovë, vendin për të cilin derdhën gjak.

Besa Kilaj, vazhdon të jetë aktive në mediat tona duke marrë kështu zemrat e publikut edhe me ngjarjet personale të jetës së saj, për dhimbjet dhe sakrificat nëpër të cilat ka kaluar, dhimbje të cilat ajo i ka kthyer në forcë dhe dashuri. Vlenë të theksohet se nga daljet e fundit në media, me sinqeritetin e treguar në rrëfimet e saj ajo ka marrë vëmendje shumë të madhe me një rekord shikueshmërie dhe ka fituar simpati të jashtëzakonshme nga publiku.

Ajo pritet që në shtator të rikthehet fuqishëm në rolin e Vjollcës në serialin “Rrugët e Lirisë” pas ngjarjeve që personazhi i Vjollcës ka kaluar në këtë serial si një vajzë shqiptare me moral të fortë dhe trimëri të pashoq duke qëlluar me plumb mbi shkjaun që tentoi të cënoj nderin dhe moralin e femrave shqiptare. Po ashtu, shihet që Besa është e hapur për bashkëpunime artistike si në fushën e muzikës ashtu edhe në atë të aktrim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT