të kam thënë
mos ma rrëmbe natën,
kohën kur e ndezi dhe fiku diellin
me një sustë,
me një gisht,
ose me grusht
në rast neuroze
mbaje ditën ditëdritën
që nuk e ndezim as ti as unë
sa kur na bjen në kokë
ikim mrizeve si delet
lërma natën këtë pusëqorre
që e ndezi dhe e fiku
me një gisht
a grusht
varësisht si më kapë dalldia
të kam thënë
