Mos kujto se i harrova,
puthjet tona nëpër natë,
sa herë flokët ti ngatërrova,
ndër gishtat e mi të gjatë.
Pastaj bashkë kur kemi ecur,
si su ngopa ,duke parë,
sa herë ëndërrat mè kanë ngecur,
qiellit lart kur ngrinë acarë.
Dhe vetmia ,mik ka mbetur,
bregut detit ,s’njehë njeri,
eci rërës i buzëqeshur,
ku frynë erë e bie shi.
Malli shtohet kalëruar,
kur perzihet përmbi dallgë,
lotë i ngrohtë nuk ka pushuar,
nuk shërohen kurr këto plagë.
Me vullnet ,i fortë si shkëmb,
fillon punë me përkushtim,
më mirë pak në vendin tënd,
se një skllav në emigrim.
ëndërrat ende ruajn shpresën,
dashurinë, për të kujtuar,
nën jastëk e ruajta besën ,
dhe pse mbeta i trishtuar.
Dashurinë s’ja lashë harresës,
edhe sot e kam në mendje,
I dhashë fjalën i dhashë besën,
me vehte mora, rrahjet zemres.
Do vijë dita që do këthehem,
koka ime ,do jetë zbardhur,
se atje ,dua të prehem,
ndër varre ku janë te parët.
Mos i mbyll dyert e zemres,
mi lërë hapur kur të vijë,
nëse mundem të hy mbrenda,
do të mbes ,gjithnjë me ty
Kur ju këtheva ëndërres time,
disa herë të kam kërkuar,
mbetet ende ndër kujtime,
dashuri që s’ka të shuar.
