Saturday, March 28, 2026
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala-ZOTI NUK HARRON

Kumrie Avdyl Shala-ZOTI NUK HARRON

Mos i përbuz mirësitë që po të rrethojnë,
se trupi yt është mbështjellë me lumturi,
e ti nuk po e vëren.
Ktheje mendjen në vend e mos e lejo të fluturojë,
të mirat e jetës të jenë rrethuar pranë vetes.
Dëgjoje zërin e ndërgjegjjes,
edhe këngën e bilbilit sa bukur këndon për ty,
lumturinë kape për shtati, shtrëngoje fort,
mos i moho të bukurat që të rrethojnë,
se ato rrallë të ofrohen në jetë,
që të bëjnë ti harrosh vuajtjet e kahmotshme.
Hej, kthjellu se jeta të ka bërë të egër,
nga atëherë kur vdekja ta rrëmbeu lumturinë,
të la në mes lëndinës me duart të thata,
e me zemër bosh.
E Zoti të hodhi në krahët e një dashurie të pastër,
zbriti nga qielli si një meteor.
Të ringriti në këmbë, buzëqeshjen ta riktheu,
ta zbuti dhimbjen e thellë,
të tjerët si miza toke i konsideroje.
Hej, kthjellu se të buzëqeshi fati…
Se në fatkeqësi vjen gëzimi që s’e pret,
atëherë mbaje e shtrëngoje fort,
se Zoti na teston durimin tonë.
Ata që kanë shpirt të pastër, Zoti s’i harron,
ua rikthen lumturinë, dhimbjen ua largon,
se vetëm Ai, di të ledhatojë më së miri.
Në fat e fatkeqësi buzëqesh me ne,
e ti mos ia fal dreqit,
mos përbuz fatin që të erdhi,
largohu jetës së egër që po të rrethon…
Jetoje këtë lumturi që Zoti ta ofron, o njeri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT