Saturday, March 28, 2026
BallinaVitrina e libritFatmira Limani-Me prane lumit jemi!

Fatmira Limani-Me prane lumit jemi!

Me lumin kemi ngjashmeri.
Rrugen qe pershkojme….
Permes qetesise dhe dallgeve.
Diku eshte nje prite,ku ndalon.

Ne nje mot te keq,si ky qe shohe sot.
Ku shiu e bresheri mbi kurriz rendon.
Dallget e lumit vershojne,rruga vazhdon.
Ne det, ne oqean,qetesia mbreteron.

Sa here njerezit mendojne e renkojne.
Kur mbi kurriz,pesha e jetes rendon.
Me vuajtje,lodhje e stermundim.
Si lumi ne det e oqean,paqe e qetesi kerkon.

Lumi dhe njerezit,asnjehere te qete…
Dallget e lumit,e dallget e jetes.
Nuk kan te ndaluar ne kohe te vertete.
Qetesia per to mbreteron,kur me ,nuk vershojne.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT