Tuesday, March 31, 2026
BallinaSportFormacionet e mundshme për finalen Kosovë-Turqi: Foda dhe Montella pa befasi

Formacionet e mundshme për finalen Kosovë-Turqi: Foda dhe Montella pa befasi

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Turqisë pritet të luajnë sonte (e martë) në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, nga ora 20:45, në finalen e madhe për kualifikim për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë të dy përzgjedhësit, Franco Foda dhe Vincenzo Montella kanë ndarë mendjen për formacionet tyre.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pritet t’i besojë një formacioni të balancuar për përballjen historike, identik sikurse ai në fitoren në udhëtim te Sllovakia.

Në portë konfirmohet Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja me tre lojtarë, Lumbardh Dellova, Kreshnik Hajrizi dhe Albian Hajdari – synon stabilitet dhe disiplinë ndaj një sulmi të rrezikshëm turk.

Në krahë, Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni Hoxha pritet të kenë rol të dyfishtë, si në mbrojtje ashtu edhe në fazën ofensive. Mesfusha me Elvis Rexhbecajn, Veldin Hoxhën dhe Florent Muslijën ofron energji dhe kreativitet, me të fundin që pritet të shtojë dinamikë në repartin sulmues.

Në sulm, përzgjedhësi Foda i beson dyshes Fisnik Asllani dhe Vedat Muriqi, me këtë të fundit si pika kryesore referuese e skuadrës.

Në anën tjetër, trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, pritet të hedhë në fushë një ekip me shumë cilësi teknike. Ugurcan Cakir është zgjedhja në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Ferdi Kadioglu, Abdulkerim Bardakci, Samet Akaydin dhe Mert Muldur.

Mesfusha drejtohet nga Hakan Calhanoglu dhe Ismail Yuksek, duke kombinuar përvojën me balancën taktike.

Në repartin sulmues, Turqia mbështetet te talentet si Kenan Yildiz dhe Arda Guler, të cilët do të mbështesin sulmuesit tjerë me përvojë si Baris Alper dhe Kerem Akturkoglu.

Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhje të qarta dhe pa shumë surpriza, duke treguar se kjo ndeshje do të vendoset nga detajet dhe momentet kyçe në fushë.

Formacionet e mundshme

Kosova: Arijanet Muric; Lumbardh Dellova, Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari; Mërgim Vojvoda, Veldin Hoxha, Elvis Rexhbecaj, Florent Muslija, Dion Gallapeni; Fisnik Asllani, Vedat Muriqi;

Turqia: Ugurcan, Ferdi Kadioglu, Abdulkerim Bardakci, Samet Akaydin, Mert Muldur; Calhanoglu, Yuksek; Kenan Yildiz, Arda Guler, Baris Alper; Kerem Akturkoglu

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT