Saturday, April 4, 2026
BallinaVitrina e libritLida Bashllari--NËSE-

Lida Bashllari–NËSE-

Nëse do të më pyesnin ndonjëherë,
Nga dashuria ç’të ka mbet’ në kujtesë.
Me zë të vrarë e zemër të lodhur,
Do të thoja një hije e pabesë.

Grimca puthjesh të zbehta në buzë,
Prekje duarsh, pa kurrfarë ndjesie.
Shpirt i vdekur e lënë në harresë
Dhe këto s’janë esenca dashnie.

Trupi i akullt ku mungon emocioni,
Drithërimat që zemrën e prekin.
Dhe një lidhje pa kurrfarë pasioni,
Pika lotësh prej syve kur zbresin.

Ja këto kam kujtim prej teje,
Që të desha si e marrë dhe aq fort.
Në një ndjenjë gënjeshtare dashurie,
Që veç e tillë s’mund të quhej, veç kot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT