Saturday, April 4, 2026
BallinaVitrina e libritDalinë Arifi-Çdo ditë asht nji betejë

Dalinë Arifi-Çdo ditë asht nji betejë

Me luftu me veten,
me luftu me mallin,
me luftu me mungesat.

Çdo ditë asht nji betejë e re,
kur ti s’vjen,
e unë pres.

Po pres diçka
që nuk vjen,
që nuk kthehet ma.

Shpesh kam luftu me plagët,
kam luftu me ndjenjat,
por prapë ato triumfuen,
e unë mbeta nën hijen e mallit
dhe të nji dite
që nuk vjen ma kurrë.

Çdo ditë asht nji betejë,
e unë dal e humbun
në kët’ luftë.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT