Sunday, April 5, 2026
BallinaVitrina e libritIzet Abdyli-KU MBETI DASHNIA!?

Izet Abdyli-KU MBETI DASHNIA!?

Sa të lumtur do të jemi
Thoshim kur të vjen liria
Të gjithë kemi me u dashtë
Bash sikur vëllaznia

Por shpejt i harruam
Vuajtje e sakrifica
Na i vërbuan sytë
Lakmia e pasuria

Dikur një kafshatë buke
E ndanim mes veti
Thoshim a vjen liria
Sa të mirë që jemi

E tash pikë e pesë
Vrap pas interesi
Gati kemi harruar
Çfarë jemi mes veti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT