Sunday, April 5, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-BURBUQET PA EMËR

Valbona Ahmeti-BURBUQET PA EMËR

Trupi pezull i rri
as rrënjë nuk lëshon dot
në luginat e ballit
i rrëshqet djersa
si lum i ftohtë, i ftohtë,

Burbuqet nuk marrin
emër
aroma e petaleve
i tretet pa adresë
ëndrrës borxh i mbeti
vesa, mbi petale
si kristal i rrëshqet

lejleku, rojtar i pragut të qiellit
me krahë të palosur pret,
premtimin që ende s’ia tha
Kur do të fluturojmë
për të mos u kthyer më!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT