Tuesday, April 7, 2026
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-Ekuivalenca e Dy Shpirtrave

Elvira Zeneli-Ekuivalenca e Dy Shpirtrave

Në një hark drite që s’ka burim,
ti ndodhesh — jo si formë, por si prani,
një lëvizje e heshtur brenda qenies,
ku unë shpërbëhem për të qenë ti.

Pa brigje, pa kohë, pa emër të thënë,
rrjedhim si ide që s’kanë fillim,
një ekuacion i pazgjidhur në dukje,
që gjen vetveten në puthje e shtrëngim.

Drita na thërret në trajta të paqena,
hija na shkruan në boshllëk të bardhë,
dhe mes tyre — një puls i padukshëm,
që na mban të lidhur pa nyje, pa fjalë.

As afër, as larg — veç një përkim,
ku çdo kufi humbet kuptimin e tij,
dhe ne mbetemi një jehonë e dyfishtë,
që dëgjon vetveten në pafundësi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT