Flutura laramane
mbi trëndafil qëndron
i ka hapur krahët
dhe diellin e admiron.
Ajo fluturon shpejt
dhe shëtit kudo,
secili fëmijë e çmon
dhe sa shumë e do.
Në kopshtin tim
flutura është lajmëruar,
nipërit e mbesat
shumë i ka gëzuar.
Është e shpejtë,
sikur sorkadhe
era as shiu
s’e trembin fare.
Je shumë e bardhë,
por ke edhe pak ngjyra
flutur laramane
ty të qeshet fytyra.
Ndonjëherë zhurmën,
kur e dëgjon
ikë sa më shpejt
dikah fluturon.
O moj, flutur
që fluturon pa ia nda,
emrin tënd të bukur
mbesa ime e ka!
