Sa herë gatuaj një fjalë të ngrohtë
Shpirti ndjehet më i ndriçuar
Çdokujt që ia fal, s’ndjen të ftohtë
Se plagën e shpirtit ia ka shëruar
Ta peshojmë mirë para se ta falim
Të ketë peshën e duhur dhe ngrohtësinë
Dikë, nga rrëzimi mund ta ndalim
Por në themel të saj të ketë dashurinë
Lipset të bëhemi shumë e më shumë
Se dashuria pa çmim është në këtë botë
Ndihmojmë dikë që s’bën dot gjumë
Se me dritë na mbush i madhi Zot.
