Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritKlara Shehu-Rini e zjarrtë

Klara Shehu-Rini e zjarrtë

Në hapat e parë kur jeta s’të lodh.
Kur zemra rreh me tik-take të forta.
Shkëlqim kanë sytë e pastër të ngrohtë.
Sa tremben dhe dashuritë e sinqerta.

Me flokët që i hedh era pa faj.
Me buzëqeshje nga prekjet në trup.
Ecin krekosur në një rrugë pa vaj.
Ku gjithçka i falet pa patur turp.

Thonë se janë të rinj, të pa llastuar.
Por janë bukuri që nuk gjejnë prehje.
Si proverbi Francez “bukuri e djallëzuar”.
Janë bukuri që nuk pyesin për helme.

Janë naiv si mëkati i parë.
Janë të verbër si shpresa e humbur.
Në çdo përqafim kanë dëshirë të marrë.
Në çdo largim një fjalë të përhumbur.

Askush s’ndalon, të gjithë ndjekin të gjithë.
Si zogjtë që fluturojnë larg tymit.
Largohen nga ata që shpërndajnë frikë.
I largohen hallit dhe zullumit.

Dhe vitet kalojnë e zjarri u venitet.
Syri nuk u shkëlqen më si dikur.
Kujtimi i ndodhive u fashitet.
Buzëqeshin të duken të lumtur.

Dhe ndoshta një natë në një pasqyrë.
Do pyesin veten ku shkoi ai zjarr.
Do ndjejnë në shpirt një mall të vjetër.
Që tenton të rikthehet pa premtim e pa fjalë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT