Sunday, April 12, 2026
BallinaTurizmiDy vëllezërit nga Sllupçani i Kumanovës,Argjendi dhe Arbeni,hapin një restaurant tejet excluziv...

Dy vëllezërit nga Sllupçani i Kumanovës,Argjendi dhe Arbeni,hapin një restaurant tejet excluziv dhe të veçantë,që quhet “Illyria”

Illyria është një restaurant,që po e vizitove,vërtet të lë shumë mbresa dhe pastaj nuk mund t’mos e vizitosh përsëri.

Ky restaurant ka një pamje teje të veçantë ku çdo pjesë brenda saj është unike në llojin e vetë.
Familja nëpërmes këtij restorani ka qëllimin që njerëzit kur të frekuentojnë këtë ambient,t’ë kujtojnë paksa sesi kanë qenë ambientet e shtëpive tona në vitet e mëhershme.
Pikërisht ky ka qenë qëllimi që vëllezërit që janë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe të pandalshëm,Argjendi dhe Arbeni,të marrin këtë iniciativë.

Ky vend po pëlqehet dhe po vizitohet shumë nga shumë njerëz,nga vise të ndryshme,sepse me të vërtet të ofron një komoditet të paparë.

Prindi i tyre z.Zejniu,duhet thënë se ka një përvojë të gjatë e të suksesshme në fushën e hotelieris,ku 36 vite me radhë ai punoi në këtë lëmi.

Vlenë të cekët se këtë restaurant të mrekullueshëm dhe të veçantë në trojet tona,e kanë vizituar edhe figura të shquar dhe me zë,nê mesin e tyre edhe shumë ambasadorë të ndryshëm.

Një gjë që e veçon këtë ambient është mënyra sesi stafi me një ndershmëri,respekt e mirësjellje,prit e përcjellë çdo mysafirë.

Neve nuk na ngelet asgjë tjetër,përpos t’iu urojmë shëndet dhe suksese pafund.
Vendi ynë me të vërtet ka nevojë dhe më shumë për kësi lloj njerëzish që të bëjnë vërtet krenar me veprat e tyre.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT