Ti je universi, e unë ‘skllavja’ jote,
‘Skllavërimi’ yt, shpëtimi i kësaj bote.
Ti je toka ime, e unë lulja jote,
Trungje, gjethe, petale, magjia e kësaj toke.
Ti je qielli im, e unë veç një yll,
Jam me dëshirë ‘skllavja’ jote e lirë.
Ti je forma ime, ti je shpirti im,
‘Skllave’ e dritës tënde, i vetmi shpëtim.
