Tuesday, April 21, 2026
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri-PSE TË DEHEM

Ymrije Beqiri-PSE TË DEHEM

Nuk dua të dehem
por më vret sinqeriteti

Çdo ditë më vjen të dehem
të bërtas në kupë të qiellit
por pyes veten:
pse të dehem?

Të dehurit thonë të vërtetën
ç’kanë në shpirt e derdhin në gotë
po ç’më duhet dehja mua
kur çdo ditë
sinqeriteti im më vret?

Sot, në këtë shoqëri
duhet të mësosh me intriga
të heshtësh, të përtypësh dhimbjen

E them me vete:
ndoshta duhet të pi
të dehem
të harroj për pak
një ditë të zakonshme

sepse disa më intrigat më vrasin
bashkë me sinqeritetin tim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT