BallinaVitrina e libritSilvana Cekici Rodi-Më jep një lek, zotëri

Silvana Cekici Rodi-Më jep një lek, zotëri

Në cepin e ftohtë buzë rrugës,
Pashë një plak sytretur në shi
Me duar ngrirë nga jeta e rëndë
thërret me zë : “Një lek, zotëri!”

Era ia tund pallton e vjetër,
Shpresa e shpirtit i dridhet si qiri,
Kalimtarët ikin kaq indiferentë
O zot I madh si s’e dëgjojnë atë njeri?

Në sytë e tij flenë shumë dimra,
Rrinë netë pa bukë e pa ngrohtësi,
Prapë kërkon me buzë të dridhura
-Më jepni një grimë zemër pak mirësi!”

Dëgjoj çdo ditë “Më jep një lek, zotëri…”
E kuptoj se s’është vetëm fjalë varfërie,
Është klithmë shpirti për njerëzi,
Kërkesë për pak mëshirë në këtë ftohtësi.

Zhurmon kjo botë që pa ndalur po rend.
Shpesh humbet çdo ndjenjë dashurie,
Një dorë e vogël që fal pakëz shpresë
Vlen më shumë se qindra arka pasurie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT