BallinaVitrina e libritMarigona Kelmendi-S'IKJE

Marigona Kelmendi-S’IKJE

Si dje sikur thashë
Gjithandej rrethuar Hekur hekurishte ndryshk
E shkëlqim për mall
Hoqa dorë malit
Mallit mllefit
Gjithçka thau diell plaku
Kryeneç e përvëlues
Tashmë kur kodrave
Kalërojnë ëndrrat
Duke dashur të të falin
Diçka të largët mitike
Këtë tym që than lotin
Babë nuk iki jo
Nuk kam më frikë
Si dikur
Kur m’i përkundje ëndrrat
Ti ma njihje fjalën
Syrin flokët belbëzimet
Ma njihje mendimin
Babë o babë ku je
Në ç’skutë kujtimesh
Shfletoj ditar vitesh
Faqesh të zverdhura
Ku shpërfaqet imazhi yt
Herë notave herë shkronjave
Shqipe babë shqipe
Të lutem folmë sërish
Për ëndrrat
Kam mall për to
Nuk iki jo të thashë
Edhe po ika
Me to do të përpëlitem
Të miat kanë qenë
Dhe dua t’i kem
Si përqafimin tënd të munguar
Babë o Babë

Golumja jote

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT