BallinaVitrina e libritDrita Rubjeka Zeneli-Arkitektura e mendimit

Drita Rubjeka Zeneli-Arkitektura e mendimit

Në korridoret e mendjes ecin hijet e pyetjeve të vjetra,
Ne, arkitektë të padukshëm të mendimit tonë,
Qiellin ndërtojmë brenda vetes,
Cekur nga majat e katedraleve të jetës,

Ne lindim dy herë,
Një herë arkitektohemi nga mendimi i ngjizjes,
Arkitekturë e brishtë, pa mendim,
Mandej arkitektuar nga formëzimi ynë mendimor,
E kjo është gdhendja më e vështirë,

Arkitekturë me gurë që nuk priten lehtë,
Ato mbajnë plagë kohe e zëra heshtjeje,
Dhe çdo ide që ngrihet si kullë drite,
Kalon më parë errësirën për të ndriçuar vetëdijen,

E ne mbetemi vepër e papërfunduar,
Skicë që frymon mes dyshimit e ëndrrës,
Duke kërkuar përmasën e vërtetë,
Në arkitekturën e pafund të mendimit…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT