BallinaVitrina e libritMihrije Shala Telaku-KOHË ËNDRRASH

Mihrije Shala Telaku-KOHË ËNDRRASH

Në jetë ëndrrat janë vargje që s’reshtin së shkruari
Si dritare të hapura në netët pa gjumë
Ato ecin zbathur mbi mendimet tona
Dhe ndezin yje aty ku zemra trembet nga errësira.
Ku shkoni, ëndrra të mia, kur më lini vetëm
Shkojmë atje ku shpresa ende mban frymë njeriu
Ndonjëherë bëheni këngë zogjsh shtegtarë
Që ikin larg brigjeve të mallit e rikthehen përsëri
Me flatra të lagura nga shirat e kohës
Dhe me cicërima që zgjojnë stinët e harruara
Pse vonoheni kaq shumë në kthim
Sepse rrugët e shpirtit janë më të gjata se qielli
Kur nata më mbështjell me heshtjen e saj të ftohtë
Ju trokiti në dritaren time si miq të hershëm
Më flisni me gjuhën e yjeve dhe të kujtimeve
Që digjen ngadalë si qirinj nëpër vetmi.
A do të mbeteni gjithmonë me mua
Derisa zemra jote të mësojë të ëndërrojë pa frikë
Dhe unë ju ndjek si udhëtar pas dritës së fundit
Në këtë kohë ëndrrash që s’ka fund e as kufi
Ku njeriu bëhet më i bukur kur beson te mrekullia
Dhe fjala merr aromën e pranverave të humbura.
Çfarë mbetet prej nesh kur zgjohemi
Vargu vazhdon të jetojë edhe pasi ikim ne.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT